Imri Elezi I Kur i knohet kanga burrit Vargje t'rana shkronja t'gurit Guximtar e me iman Lum për ne që t'kishim pran Kur u nise në beteja Në vij t'par hej si rufeja Prej Koshare n'Ilirid Zoti të pranoft shehid Refreni Gjithmon trima pat ky vend Sa t'jem gjall kan meu përmend Nip pas nipi brez pas brezi Trim i rrall Imri Elezi II Shum i but me besimtar Sjellja jote vlente ar Ishe shembull me i mir Me kojshi e dashamir Krah për krah me hafëz Sejdën Në çdo shpi trokite derën Një Xhami me ba n'dizhon Që sot lagjJa e gëzon IMRI ELEZI Imri Elezi u lind me 23.10.1978. Ishte djali I Selmanit dhe Seles,cme preardhje nga Sllatina e Kaqanikut. Familja e tij njihey per ndjenja te thella atdhedashurie e patriotizmi. Shkollen fillore e kreu ne shkollen qe tashme mban emrin e tij, ishte nxenes i dalluar ne sjellje e sukses. Imriu gjithnje perfshihej ne aktivitete shkollore, ne kendin letrar por edhe ne aktivitetet sportive. Shkollen e mesme e mbaroi ne gjimnazin Zef Lush Marku – ku pervec personalitetit e karakterit shembullor, ai gjithmone ishte I prirur te ngriste zerin per baraza e drejtesi. Gjate kesaj periudhe ishte I angazhuar ne aktivitete sportive e e kulturore duke ngritur gjithnje sa me lart idealin per atdhedashurine e vetdijen kombetare. Pas perfundimit te shkolles se mesme ai u regjistrua ne Fakultetin e Drejtesise ,,Shen Kirili dhe Metodi’’ – Shkup. Drejtesia ishte zgjedhja e tij e natyrshme, sepse buronte nga thellesia e shpirtit te tij te ndershem e parimtar. Gjate jetes studentore u angazhua ne shoqata te ndryshme humanitare, me cka edhe i lindi idea per themelimin Shoqates Humanitare ‘’Jeta’’. Si nje nder themeluesit e kesaj shoqate, ai dha shume nga vetja qe sadopak t’u zgjaste doren familjeve ne nevoje, ishte shume i dashur dhe i dhembshur – ai me fjalet e tij ngrohen shume zemra. Imriu njihej per urtesine, respektin e bujarine. Ishte keshillues i drejte e praktikues i devotshem i fese. Gjate jetes se tij kishte fatin te vizitoje Umren. Me te gjithe ishte i afert ne bisede e keshille, i trajtonte te moshuarit me respect e femijet me dhembshuri. Njekohesisht mbante lidhje te forta me studentet dhe bashkemoshataret, duke qene gjithmone factor bashkimi e frymezimi. Klubi studentor ‘’Elita’’ nen drejtimin e tij, u be vend I frymes rinore, ku kultivohej dashura per dijen, lirine dhe atdheun. Si kryetar I klubit, ai dha kontribut te cmuar per unitetin e rinise shqiptare dhe perhapjen e vetdijes kombetare. Me fillimin e luftes ne Kosove, ishte aktiv e vullnetar ne rrjedhat e aktivizimit dhe sistemimit te refugjateve ne fshatin Stenkovec. Ai qendronte me dite ne terren, ne ndihme te njerezve te perndjekur nga lufta, duke u ardhur ne ndihme me gjithe zemer. Megjithate, ndiente se detyrimi ndaj atdheut kerkonte me shume. I shtyre nga ndjenja e pergjegjsise kombetare vendosi t’i bashkangjitej radheve te UÇK – se. Bashke me shoket u nis per ne Koshare ku dha kontribut te madh, duke deshmuar ne heqjen e kufirit shqipatro – shqiptar. Pas perfundimit te luftes ne Kosove ne qershor 1999 ai u kthye ne familje, e menjehere I filloi aktivitetet per nje sfide tjeter qe po e priste. Imriun e brengoste shume presioni e padrejtesia qe ushtroheshin te shqiptaret ne Maqedoni. Imriu ishte pjese e celulave te para te Ushtrise Çlirimtare Kombetare, me perkushtim e guxim ne rrugen e lirise. Derisa shpertheu lufta ne Maqedoni ai ishte percjelles bashke me shoket e tij, I sistemonin ushtaret qe dezertonin nga armata e Maqedonise duke iu bashkangjitur UÇK – se. Me fillimin e luftes ishte e qarte se Imriu padyshim do te ishte pjesemarres ne te. Pas sulmit te familjes Zymberi ne Karadak, ne si familjare e denim se ne cdo qast Imriu do te nisej – dhe ashtu ndodhi. Ai u pershendet me familjen, kesaj here pak me ndryshe – me qetesine e atij qe e di se poshkon drejt nje rruge te madhe, ndonese te rrezikshme. Me shume veshtiresi mori leje e hallallek nga prinderit dhe u nis per ne lufte. Ra deshmor me 31.05.2001. Imriu mbetet pergjithnje krenaria e familjes dhe shembull frymezimi per brezat qe vijne. Gjurmet e tij do te mbeten udherrefyes ne jetet tona – kujtese e gjalle e nje jete te dhene per atdheun, drejtesine e lirine ▫️Copyrights Nusret Kurtishi and Salam MEDIA (QNT Group).All rights reserved!