Nuk ishim gati, po erdhi ai moment,
Në heshtje t'thellë, na panë… edhe i pamë.
Nuk flisnin gjuhën tonë po zemra e kuptoi.
S'ishte frikë, po as gëzim i zakonshëm,
Ishte ndjenjë që s'e dimë me emër.
Prekëm diçka që s'e kishim pa,
Në një botë që nuk ka fjalë.
Në atë moment… e kuptuam:
Lëvizje të buta, dritë që ndryshon formë,
Një shikim pa sy, një përqafim pa trup.
Po gjithçka që kishim nevojë.
Me një takim që zgjati një sekondë.
Prekëm diçka përtej nesh,
E ndjemë çka s'mund të thuhet.
Takimi i parë nuk ishte fund,
Po një fillim për me kuptu krejt universin.