LyricFind Logo
LyricFind Logo
Profile image icon
Lyric cover art

Qyteti Fle

Apple Music logo
Deezer logo
Spotify logo
Lyrics
Qyteti Fle

Qyteti fle, e unë s'po fle as sonte
N'ballkon t'vogël po m'ngrin cigarja n'gishta
N'rrugë kalon veç ndonjë taksi i lodhun
Edhe nji qen që s'ka kujt me i ra n'sy

M'vjen me t'shkru, po s'du me t'pengu
M'vjen me t'thirr, po zani m'jet n'terr
E n'kët qetësi, po m'bohet zhurmë n'kry
Si derë që s'mbyllet kurrë

Qyteti fle... e unë po rri zgjut
Tu i numru dritat që s'kanë kuptim
Qyteti fle... e unë po t'pres
N'kët heshtje t'gjatë, veç nji herë me m'prek

N'pasqyrë s'po e njoh fytyrën teme
Sytë si rrugë t'lagta, pa fund, pa shpresë
E çka m'ka met? Nji foto e jotja n'tavolinë
Dhe aroma që s'po del prej dhomës teme

M'kallxon veç nji fjalë: "a je mirë?"
Se unë po rri tu u shty me veten
Qyteti fle, e unë po rri zgjut
Pa u ndi, pa u pa

Qyteti fle...
E unë... po rri zgjut

WRITERS

Ekrem Tahiri

PUBLISHERS

Lyrics © O/B/O DistroKid

Share icon and text

Share


See A Problem With Something?

Lyrics

Other

LyricIQ Analysis

Top Emotion

Enjoyment

Sentiment
Thumbsup Icon
Theme

None